Sekretet e klinikës së Barcelonës, ku po riaftësohet Ronaldo (FOTO LAJM)

Më 19 maj 1921, Manuel Corachan, një kirurg i shquar dhe profesor universitar autoritar, themeloi klinikën private, që mban emrin e tij, në Sarrias të Barcelonës. Pothuajse njëqind vjet më vonë, klinika “Corachan” është ende atje, në adresën e parë. Ndërtesa e vjetër është zgjeruar, kështu që kompleksi i modernizuar tani zë një sipërfaqe prej më shumë se 40 mijë metra katrorë, duke iu ofruar gjithçka pacientëve të pasur (trajtimi aty kushton shumë).

Qendra është vlerësuar me çmime mjekësore në vitet e fundit. Ajo ka qenë një destinacion “pelegrinazhi” sidomos për elitën sportive, që joshet nga mundësia për të zgjidhur problemet fizike në kohë sa më të shkurtër. Në muajt e fundit, numri i futbollistëve që riaftësohen aty është rritur ndjeshëm, duke filluar me Angel Di Maria, Iago Aspas dhe Radamel Falcao, për të vazhduar me El Shaarawy dhe Pastore.

Shkuarja si “pacientë” e yjeve të sportit në këtë klinikë e ka rritur ndjeshëm famën e saj, kryesisht që nga viti 2017, kur nisi bashkëpunimin me “ESF M2RLAB”. Kjo e fundit ofron shërbim të mjekësisë rigjeneruese, bazuar në një terapi të veçantë qelizore, e cila shkurton ndjeshëm kohën e rigjenerimit të muskujve, lëkurës dhe indeve të ndryshëm. Në veçanti, kohët e fundit, kjo klinikë ka pasur rezultate befasuese.

Futja e një numri të madh të qelizave të marra nga gjaku i pacientit dhe trajtimi i duhur, çon në një maksimizim të kapacitetit rigjenerues të indeve të veçanta, që trajtohen, të fibrave të dëmtuara, duke reduktuar ndjeshëm inflamacionin dhe kohën e riaftësimit. Presidenti i “M2RLAB” është Dr.Joaquin Juan Sandà, i konsideruar nga revistat e specializuara si një nga tre fizioterapistët më të mirë në planet. Për pesë vite, ai është kujdesur personalisht për muskujt e çmuar të Cristiano Ronaldos.
Shtuar më 31/03/2019, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori