Serbi përqafon me shpirt shqiptarin e Kosovës (FOTO LAJM)

Pëlqej
Të shumta kanë qenë pikëpyetjet e ngritura për raportin e futbollistëve serbë dhe shqiptarëve të Kosovës, të cilët janë pjesë e të njëjtit klub futbollit.

Mjafton të shikoni këtë foto të përqafimit mes Milinkovic-Savic dhe Berishës dhe do të kuptoni që urrejtjet nacionaliste janë lënë pas dhe se te Lacio e Igli Tares janë të gjithë si një familje e madhe, pavarësisht origjinës dhe vendin nga vijnë.

Kjo foto që po bën xhiron e internetit është shkrepur në ndeshjen e sotme mes Parmës dhe Lacios që u fitua nga skuadra e Simone Inzagit me rezultatin 0-2.

Golat e Imobiles dhe Koreës i dhanë fitoren skuadrës laciale që e sheh veten në vendin e 3-të me 18 pikë. Një paraqitje dinjitoze edhe për Thomas Strakoshën, që ka qenë protagonist absolut në këtë triumf, duke mbajtur të paprekur portën.
Shtuar më 21/10/2018, ora 21:45
Ilir
e Hënë 22 Tetor 2018, Ora 08:59
Po Po mir e keni tash dot behen kta vllezer
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori