Serena Williams triumfon në US Open (FOTO-LAJM)

Tenistja Serena Williams ka mbrojtur titullin në Grand Slam turneun, US Open. Ajo arriti të fitojë në finalen e madhe në New York përballë bjelloruses Victoria Azarenka, e cila i shkaktoi pak telashe në dy setet e para. Setin e parë, 31-vjeçarja fitoi me rezultat 7-5, por e humbi të dytin (6-7).

setin e tretë ajo fitoi bindshëm (6-1), dhe kështu e fitoi sfidën me rezultat të përgjithshëm 2-1 në sete (7-5, 6-7, 6-1).Ky është titulli i pestë i amerikanes në US Open dhe trofeu i 17-të ‘grand slam’ në karrierë. /albeu.com/

Shtuar më 09/09/2013, ora 11:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori