Serie A, 5 goditjet e merkatos së verës (FOTO LAJM)

Borja Valero - Fiorentina. I ardhur nga Villareal këtë verë fantazisti spanjoll i ka dhënë vizion dhe fantazi mesfushës vjollcë. Futbollist shumë teknik, asist-man i shkëlqyer por edhe këmbë artë para porte. Lojtar i vlefshëm edhe për ekipe të nivelit botëror. Goditje e zgjuar.
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Kur po i afrohemi merkatos së dimrit menduam të rikthehemi edhe një herë në verë, aty ku shumë klube të Serie A larguan dhe afruan jo pak futbollistë. Sigurisht që largimet e Ibrahimoviç, Lavezzi, Thiago Silva dhe Del Pieros e "varfëruan" futbollin italian që prej vitesh lëkundet në ujëra të turbullt. Por edhe disa transferime që u bënë ia kanë vlejtur.

Një prej skuadrave më aktive në merkaton e verës ka qënë edhe Fiorentina. Vjollcët u hodhën fuqishëm në merkato duke e forcuar ekipin në të gjitha repartet dhe duke afruar lojtarë me të vërtetë cilësorë. Për shkak të saj dhe sot Fiorentina gjendet aq lart në tabelën e klasifikimit.

Edhe dy gjigandët e Juventus dhe Inter kanë bërë një merkato të mirë me afrimin e futbollistëve cilësorë dhe pak të kushtueshëm.

Kur ka mbaruar java e 18 e Serie A dhe kur e njohim tashmë ecurinë e klubeve kemi zgjedhur 5 blerjet më të goditura të merkatos së verës duke u bazuar në atë çka këta 5 futbollistë kanë dhënë në fushën e lojës. /albeu.com/
Shtuar më 25/12/2012, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Get Adobe Flash player