Sevilla-Real Madrit, formacionet zyrtare: Rikthehet në formacion Ramos (FOTO LAJM)




Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Sevillas dhe Real Madridit.

Real Madridi i Zinedine Zidane do të startojë me treshen sulmuese Bale, Benzema, Hazard (BBH), ndërsa në mesfushë me Kroos, Casemiro dhe James.

Ndryshimi i vetëm në formacion nga ai me PSG-në, është kthimi i kapitenit, Sergio Ramos.

Në anën tjetër, Sevilla nga minuta e parë e ka hedhur lojtarin e huazuar të Realit, Reguilon, kurse ish-sulmuesi i Los Blancos, Chicharito, është në stol.


Julen Lopetegui do të tentojë t’i hakmerret Florentino Perezit për shkarkimin e hershëm sezonin 2018/19.
Shtuar më 22/09/2019, ora 20:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori