Shakira dhe Pique më të dashuruar se kurrë (FOTO LAJM)

Këngëtarja njohur kolumbiane, Shakira preferoi që të ndajë me 67.9 milionë ndjekësit e saj në Instagram një selfie, të kryer me të fejuarin e saj, Gerard Pique gjatë pushimeve që kaluan bashkë me fëmijët e tyre Milan dhe Sasha në Maldive.

‘Së bashku’-ishte mesazhi romantik që ajo i dedikoi mbrojtësit 33 vjecar të Barcelonës dhe postimi i saj menjëherë u bë viral në rrjetet sociale teksa mori mbi 3.5 milionë ‘like’. Artistja kolumbiane zbuloi gjithashtu edhe hotelin e zgjedhur nga cifti për t’u akomoduar dhe ishte luksozi ‘Waldorf Astoria Maldives Ithaafushi’.

‘Një ndër vendet më të bukur të planetit-shkruante Shakira pranë një fotoje ku ajo dukej duke shijuar një ditë në plazh. Nga ana e tij Pique postoi një video ku shfaqej teksa notonte me një breshkë të egër. ‘Mikja ime e re’-ishte komenti I futbollistit në rrjetet sociale. Përpara se të kthehej në Barcelonë për testet për Covid, Pique publikoi edhe një foto të këndshme familjare.


Shtuar më 02/09/2020, ora 21:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori