Shaqiri ngushëllon Sala: Jam i prekur nga humbja e tij (FOTO LAJM)

Vdekja e Emiliano Sala e tronditi botën e futbollit, ku shumë lojtarë janë ngushëlluar me familjen e Sala, i cili humbi jetën pas rrëzimit të avionit në det teksa ishte udhëtuar nga Nantes për në Wellls te skuadra e Cardiff, shkruan Albeu.com.

Xherdan Shaqiri në Instagram, i ka shprehur ngushëllime familjes së futbollistit argjetinas.

"Jam thellësisht i pikëlluar për vdekjen e Emiliano Salas. Familja ime dhe unë duam t’i shprehim ngushëllime familjes dhe shoqërisë së tij. Jemi duke menduar edhe për familjen e pilotit David Ibbotson", shkruan Shaqiri. /albeu.com/

Shtuar më 08/02/2019, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori