Shaqiri nuk e harron Kosovën as te Interi (FOTO LAJM)

Xherdan Shaqiri ka kryer stërvitjen e parë me Interin në "Appiano Gentile". Pasi krreu vizitat mjekësore dhe firmosi kontratën gjilanasi shkoi në qëndrën stërvitore zikaltër ku i ndihmuar nga stafi teknik zhvilloi stërvitjen e parë me ekipin e ri.

Ajo që ra në sy gjatë seancës stërvitore ishin këpucët e tij ku në njërën qëndronte flamuri i Kosovës dhe në tjetrën ai i Zvicrës.

Shaqiri mund të bëjë debutimin e tij të parë me Interin në ndeshjen e nesërme kundër Genoas. /albeu.co/
Shtuar më 10/01/2015, ora 09:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori