Sheikët, "pazar" te Milani (FOTO LAJM)

Zlatan Ibrahimoviç - Man.City dhe Real Madrid
Janë ditë të nxehta në shtëpinë e Milan. Kur mekatoja nuk ka filluar ende zyrtarisht drejtuesit e Milan dhe veçanërisht Adriano Galliani i duhet të mbajë me çdo kusht në skaudër futbollistët e tij më të mirë.

Pas interesimit të Manchester City, Real Madrid dhe Barcelonës për dyshen Thiago Silva-Ibrahimoviç, tashmë në lojë janë futur edhe sheikët e Malaga për dyshen tjetër Cassano-Robinho.

Klubi spanjoll i sheikut Al Thani, i cili sezonin e ardhshëm do të luajë në Champions League, kërkon të përforcojë grupin me dy sulmuesit milanistë. Madje, Antonio Cassano kërkohet edhe nga një klub në Katar.

Orët e fundit qarkullojnë zëra edhe për Kevin Prince Boateng por kësaj rradhe jo nga sheikët por nga Galaktikët dhe Djajtë. Real Madrid dhe Manchester United janë futur në lojë për të marrë shërbimet e mesfushorit ganez, i cili po kalon dy sezone të shkëlqyera me kuqezinjtë. Madje, vetë Jose Mourinho është një fans i Boateng, pasi mund ta vendosë në fushë edhe si trekuartist por edhe si shkatërrues, njofton Portali "Albeu".

Dhe në fund, Alexandre Pato. Nëse sheikët e tjerë nuk e kërkojnë për të mendojnë sheikët e PSG dhe dy ish-miqtë e tij: Leonardo dhe Carlo Ancelotti. Mendohet që në ditët në vijim klubi parizien ti bëjnë Milanit ofertën zyrtare për brazilianin. Por për momentin presin përgjigjen e Ezequiel Lavezzit.

Për momentin, gjithçka është në kuadrin e fjalëve dhe duhet pritur merkatoja për të mësuar lëvizjet e reja. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2012, ora 09:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori