Shënohet goli i parë në stadiumin më të shtrenjtë në botë (FOTO & VIDEO)


Tottenham Hotspur po kryen testet e fundit të stadiumit të ri të tyre, që do të quhet njëlloj si emri i skuadrës, pa të drejtë shitje tek ndonjë kompani.

Aktualisht po zhvillohet ndeshja mes ekipit U18 të Tottenham dhe Southampton që po përfundon me rezultatin 3-1 për vendasit.

Golin e parë në këtë stadium e ka shënuar lojtari J'Neil Bennett i Tottenham, i cili goditi bukur nga jashtë zone dhe e dërgoi topin pas shpinës së portierit.

Në pushimin e pjesës së parë për stadiumin foli edhe trajneri i ekipit të parë, Mauricio Pochetino, i cili tha: "Është e vështirë të shpjegoj në pak fjalë atë që ndjej. Të gjithë ndihemi njësoj, jam shumë i emocionuar, kemi të njëjtat ndjenja kur bëmë ndeshjen e fundit në ‘White Hart Lane’, ishim duke qarë, tani në ditën e parë këtu, në stadiumin e ri kemi të njëjtat emocione." /albeu.com/


Shënohet goli i parë në stadiumin më të shtrejtë në botë (FOTO & VIDEO

Shtuar më 24/03/2019, ora 18:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori