Shënoi dy gola ndaj Betisit, Mesi në ndjekje të rekordit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Lionel Messi është i pandalshëm. Ditën e hënë ai fitoi 2 trofe në një ditë, atë të golashënuesit më të mirë të sezonit 2017-2018 dhe lojtarit më të mirë të La Ligës.

Megjithatë, argjentinasi është në ndjekje të një rekordi dhe është 77 gola larg.

Bëhet fjalë për golat e shënuara me të njëjtën fanellë. Mesi me fanellën e Barcelonës ka arritur të shënoi deri tani 566 gola dhe ka kaluar Gerd Mullerin që me fanellën e Bayernit ka shënuar 565 gola.

Megjithatë, rekordi mbahet nga Pele që ka shënuar 643 gola me fanellën e Santosit. Numrit 10-të të Barcelonës i mungojnë dhe 77 gola, rekord që nuk duket i vështirë, po të marrim parasysh statistikën që ai shënon minimalisht 40 gola në sezon.
Shtuar më 13/11/2018, ora 20:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori