Sherr në Fushë-Krujë, goditet lojtari i Tiranës (VIDEO)
Ka degjeneruar situata në stadiumin "Redi Maloku", të Fushë-Krujës. Atmosfera e acaruar dukej qartë që nga fillimi i ndeshjes e deri në fund, me tifozerinë krutane që dukej mjaft e zjarrtë dhe e ashpër. Në fund të takimit, në momentin që i janë drejtuar dhomave të zhveshjes, ekipi i Tiranës është goditur nga tifozeria vendasve.

Informacioni i përcjellë nga "Supersport" bën me dije se lojtari i goditur ka qenë sulmuesi Halili. Të gjithë futbollistët e Tiranës, stafi teknik kanë pasur përplasje me tifozët dhe nuk kanë munguar sharjet në distancë.

Në ambientet e fushës është ulur dhe presidenti Refik Halili. Situata duket mjaft e ashpër, pavarësisht se Kastrioti fitoi me rezultatin 1-0.

Incidenti ka nisur me trajnerin Ardian Mema që ka dashur të bisedojë me gjyqtarin Olsi Sokoli pas daljes nga fusha. Numri një i stolit të Tiranës është shfaqur mjaft i nervozuar dhe nuk është lejuar nga forcat e Policisë t'i afrohet trupes gjykuese. Situata është agravuar më tej.
Sherr në Fushë-Krujë, goditet lojtari i Tiranës (FOTO LAJM)

Shtuar më 17/03/2019, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori