Shfaqi Kosovën si pjesë të Serbisë, United përmirëson gabimin (FOTO LAJM)

Gjigandët anglezë të United kanë reaguar pas videointervistës së Matic, ku e paraqitën Kosovën si pjesë të Serbisë.

Djajtë e Kuq’ e kanë përmirësuar gabimin pas reagimeve të shumta të tifozëve shqiptarë, duke e ndërruar hartën me flamurin e Serbisë.

United përballet nesër me Partizanin e Beogradit në kuadër të Ligës së Evropës dhe kanë bërë një video me lojtarin serb të kësaj skuadre Matic, ku e kishin paraqitur Kosovën si pjesë të Serbisë.

Mirëpo falë reagimeve të shumta, drejtuesit e klubit e kanë rregulluar gabimin e tyre qesharak .

Tifozët shqiptarë të gjigantit anglezë kishin reaguar edhe disa muaj më parë po për të njëjtën arsye, derisa klubi i kishte kthyer përgjigje pozitive duke i kërkuar falje.



Shtuar më 23/10/2019, ora 17:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori