Shifra të marramendëse, sa paguhen VIP-at për një postim në Instagram (FOTO LAJM)
Listën e top 10 VIP-ave më të ndjekur në Intagram e kryeson Cristiano Ronaldo me 216 milionë
ndjekës dhe pasohet nga Ariana Grande dhe Dëayne Johnson. Listën e mbyll Justin Bieber me 134 milionë
ndjekës.
Dihet që nga Instagrami mund të fitosh shumë, por për sa “shumë” bëhet fjalë kur ke miliona
ndjekës dhe je në top 10-she?
Aq shumë sa ata mund të jetojnë vetëm nga Instagrami, duke punuar 2-3 orë në ditë. Dhe nuk po flasim për “mbijetesë”, por për një jetesë që do t’ua lejonte të gjitha lukset me të cilat janë mësuar.
Ajo që kryeson listën është pa dyshim, Kylie Jenner. Multimiliarderja
paguhet plot 1 milion dollarë për një
postim në Instagram.
E pabesueshme, e dimë!
Në vend të dytë renditet Ariana Grande, e cila
paguhet 966.000 dollarë për
postim.
Edhe pse është më i ndjekuri, Cristiano Ronaldo
paguhet 975.000 dollarë për një
postim.
Lista vijon me Selena Gomez, Kim Kardashian, Beyonce, Dëayne Johnson etj.
Shtuar më 08/05/2020,
ora 09:25