Shifrat e frikshme të Cristiano Ronaldos (FOTO LAJM)

Gola në total: 264 (Brenda zone 220, jashtë zone 44, penallti 47, Goditje dënimi 24, kokë 31, me këmbën e djathtë 184, këmbën e majtë 49)
Pëlqej
Rekordet për Cristiano Ronaldon me fanellën e Real Madrid nuk kanë fund. Pas tripletës në "Riazor" ndaj Deportivo La Corunas dhe pas pokerit të djeshëm në "Santiago Bernabeu" ndaj Elches ylli portugez ka arritur Santillana si golashënuesin e tretë më të mirë në historinë e La Ligas me fanellën e Real Madrid, me 186 gola, ndërkohë në total ky ishte goli i tij i 264 me fanellën "Los Blancos".

Para Ronaldos tashmë ndodhen vetëm Alfredo Di Stefano me 216 gola dhe Raul Gonzalez me 228.

Portugezi është i vetmi lojtar që ka fituar Këpucën e Artë Europiane me dy klube të ndryshme, në dy liga të ndryshme; është lojtari që ka shënuar më shumë në Kupat e Europës në një sezon dhe është golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares portugeze.

Por duke parë moshën e portugezit dhe rendimentin e tij me siguri që së shpejti ai do të jetë goleadori më i mirë i historisë së Real Madrid.

Ai deri tani ka thyer disa rekorde, ndërsa të tjerë priten të thyen në javët, muajt dhe vitet në vazhdim.../albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori