Shitja e Ozil "përçan" Realin (FOTO LAJM)

CRISTIANO RONALDO: "Shitja e Ozil është një lajm i keq për mua"
"Ozil nuk shitet". Kjo ishte parrulla e tifozëve të Real Madrid gjatë prezantimit të "Mr 100 Milionë", Gareth Bale. Megjithëse Florentino Perez solli në skuadër yllin 24-vjeçar uellsian, i cili është tashmë blerja më e shtrenjtë e historisë pas Cristiano Ronaldos, sërish tifozët madrilenë nuk e kanë kapërdirë ende transferimin e Mesut Ozil te Arsenal.

Por përveç tifozëve, largimi i turko-gjermanit ka sjellë reagime edhe brenda lojtarëve "Los Blancos". Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos, Isco, Arbeloa por edhe ish trajneri Jose Mourinho nuk e kanë pritur aspak mirë largimin e tij. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2013, ora 14:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori