Shkëlzen Gashi, "Lojtari i Muajit" në Zvicër (FOTO LAJM)

Shkëlzen Gashi - Basel 46,8%
Pëlqej
Nuk u aktivizua për asnjë minutë në fitoren e Aveiros kundër Portugalisë, por në Zvicër e çmojnë si një nga lojtarët më të mirë të ampionatit vendas. Ai është sulmuesi i Baselit, Shkëlzen Gashi, i cili është votuar si lojtari më i mirë i kampionatit helvet nga lexuesit e prestigjozes "Blick".

Shqiptari i kampionëve në fuqi ka marrë 46.8 % të votane virtuale duke lënë pas bashkëkombasin e St. Gallen, Albert Bunjaku me 16.5 %, i cili përfaqëson kombëtaren e Kosovës dhe Davide Chiumienton e FC Zyrich me 16.1%.

Një tjetër lojtar me origjinë shqiptare në listë është edhe Berat Sadiku që mban të veshur fanellën e FC Thun. Ai renditet në vendin e pestë të klasifikimit me 6.4 % të votave.

Ky sondazh konfirmon edhe një herë peshën e madhe që Gashi ka në kampionatin zvicerian ku sezonin e shkuar fitoi trofeun e shënuesit më të mirë.

Nga ky kampionat, në kombëtaren e drejtuar Gianni De Biasi vijnë edhe Lenjani që aktivizohet me St Gallen, Kukeli me Zyrich, Taulant Xhaka me Basel dhe Amir Abrashi me Grasshopers. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 15:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori