Shkojnë me kazma dhe lopata për të prishur fushën, policia ndalon 3 tifozë të Tiranës

Tifozët e Tiranës kërkojnë të prishin me çdo kusht zhvillimin e ndeshjes Partizani-Vllaznia. Gjatë ditës së sotme një grup prej rreth 10 tifozës të ekipit të Tiranës janë nisur herët mëngjesin e sotëm drejt stadiumitSelman Stërmasi” me kazma e lopata në duar.

Ata tentuan që të dëmtonin terrenin e fushës, por ndërhyja e policisë ka bërë që gjithçka të mbetej në tentativë.

Njoftimi i policisë

Më datë 04.02.2017, rreth orës 04:31, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 2, kanë konstatuar rreth 10 shtetas të cilët po tentonin të kalonin rrethimin e stadiumit "Selman Stërmasi", ku me vete kanë patur vegla pune.

Pas sinjalizimit nga ana e patrullës kanë tentuar të shpërndahen ku dhe shumica prej tyre kanë mundur të largohen, ndërsa janë kapur në flagrancë dhe shoqëruar pranë ambienteve të Komisariatit të Policisë Nr 2, shtetasit:

- A. B., 23 vjeç, banues në Tiranë.
- M. S., 20 vjeç, banues në Tiranë.
- M. F., 20 vjeç, banues më Tiranë.

Shtetasve të lartë përmendur, gjithashtu dhe në brendësi të rrethimit të Stadiumit, u janë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- 1 lopatë me bisht druri
- 1 kazmë me bisht druri
- 2 bel me bishta druri.

Dyshohet se qëllimi i këtyre shtetasve ka qenë dëmtimi i fushës së futbollit të Stadiumit "Selman Stërmasi", me qëllim mos zhvillimin e aktivitetit sportiv të planifikuar për datën 05.02.2017.

Shtuar më 04/02/2017, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori