SHOKUESE/ Ekzekutohet në pritë ish-futbollisti i Napolit (FOTO LAJM)

Renato Di Giovanni, ish-lojtari i të rinjveNapolit është ekzekutuar ditën e djeshme në një atentat të frikshëm në periferi të Napolit.

21-vjeçari u vra në pritë mbrëmjen e sotme me armë zjarri.
Ngjarjen e raportojnë mediat italiane, të cilat shkruajnë se i riu u qëllua disa herë me armë zjarri përballë kishës Santa Maria di Montevergine, në Soçavo.

Autorët e dyshuar thuhet se udhëtonin me një motor skuter. Nuk dihen ende motivet e ekzekutimit, por paraprakisht thuhet se vrasja ka lidhje me Kamorrën, pasi dyshohet se ish futbollisti ishte i përfshirë në trafikun e drogës, ndërsa kishte lidhje me ultrasin Alberto Mattera.

Renato Di Giovani u shfaq për herë të parë tek Napoli në Ligën e të Rinjve të UEFA-s kundër Arsenal./Albeu.com/
Shtuar më 27/01/2017, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori