Shpenzoi 300 milion euro në merkato, Reali e nis me gardën e vjetër sezonin (FOTO LAJM)

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes Celta Vigos dhe Real Madridit

E shtuna është dita e Real Madridit që do të bëjë debutimin në sezonin 2019/2020 në udhëtim ndaj Celta Vigos.

Në orën 17:00 Los Blancos i pret një ndeshje shumë e vështirë për më tepër që trajneri Zinedine Zidane nuk do të ketë të gatshëm yllin e ri të ekipit belgun Eden Hazard i cili është dëmtuar dhe do të humbasë tre sfidat e para të kampionatit.

Pavarësisht blerjeve të shumta në këtë merkato, si Hazard, Mendy, Militao, Jovic e Rodrygo që i kanë kushtuar Realit më shumë se 300 milionë euro, ndaj Celtas do të zbresë në fushë garda e vjetër, madje edhe Bale që ishte me valixhe në duar është titullar në sulm, së bashku me Vinicius Junior e Karim Benzema, kurse James Rodriguez është në stol.

Në Vigo, Reali ka fituar 3 nga 4 ndeshjet e fundit në kampionat dhe shpreson që t’i buzëqeshë fati edhe sot për të krijuar menjëherë një diferencë prej tre pikësh ndaj Barçës në klasifikim.

Celta Vigo: Rubén, Kevin, Costas, Araujo, Olaza, Beltrán, Lobotka, Brais Méndez, Denis Suárez, Iago Aspas, Toro Fdez.
Shtuar më 17/08/2019, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori