Shpenzon 300 euro në javë për ushqim, ja super dieta e kampionit Joshua (FOTO LAJM)

Sonte në mbrëmje britaniku Anthony Joshua do të përballet em Klitschon për peshat e rënda. Por suksesi pas kampionit të njohur në Britani, qëndron në dietën e tij, e cila është shumë e pasur me kalori dhe protaina.

Besojeni ose jo, por në një javë ai shpenzon 300 euro për të pasur të gjithë ushqimet që i duhen për trupin e tij gjigant. Më poshtë portali "Albeu" ju sjell dhe menunë e tij për të tria vaktet.

Mëngjes
Pesë vezë të shoqëruar me avokado dhe më pak limon, erëza, një sasi e konsiderueshme spinaqi dhe tre tostë. Blenderi i mbushur frutafreskëta, tërshërë, kos, qumësht dhe sigurisht nuk mungon as mjalti.

Drekë
Një racion i madh me makarona me perime, domate dhe dy pula. Embëlësira është e mbushur me me frutafreskëta, arra, mjaltë dhe granola.

Darkë
Peshk, patate e ëmbël, oriz, lëng frutash. Darka është e bazuar kryesisht në proteina dhe përfshinë një sasi të konsiderueshme me qumësht, arra përpara se të shkojë në shtrat. Ai merr dhe disa proteina të cilat e ndihmojnë që të shërohet nga dëmtimet e ndryshme që mund të ketë pësuar. /albeu.com/


Shtuar më 29/04/2017, ora 10:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori