E FUNDIT/ Futbolli në zi, ndërron jetë Diego Armando Maradona
Shqipëri-Norvegji, atmosferë festive në Tiranë (FOTO LAJM)

Atmosferë e ngrohtë në Tiranë në pragsfidën mes Shqipërisë dhe Norvegjisë, të vlefshme për grupin E të eliminatoreve të Botërorit "Brazil 2014". Rrugët e kryeqytetit shqiptar janë mbushur me ngjyrat kuq e zinj të flamurit tonë kombëtar, ndërsa gjatë rrugës mund të hasësh edhe flamurin norvegjez.

Po ashtu në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", pranë parkut Rinia, vërehet edhe një maskot, e cila me flamurin e Shqipërisë kërkon të krijojë një atmosferë edhe më festive.

Gjithashtu është shumë i madh edhe numri i bashkëatdhetarëve të ardhur nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe e gjithë Diaspora.

Sfida e vlefshme për grupin E do të zhvillohet sot në orën 20:30 në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa"
Shtuar më 07/06/2013, ora 18:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori