Atmosferë e ngrohtë në Tiranë në pragsfidën mes Shqipërisë dhe Norvegjisë, të
vlefshme për
grupin E të eliminatoreve të Botërorit "Brazil 2014". Rrugët e kryeqytetit shqiptar janë mbushur me ngjyrat kuq e zinj të flamurit tonë kombëtar, ndërsa gjatë rrugës mund të hasësh edhe
flamurin norvegjez.
Po ashtu në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", pranë parkut Rinia, vërehet edhe një maskot, e cila me
flamurin e Shqipërisë kërkon të krijojë një atmosferë edhe më festive.
Gjithashtu është shumë i madh edhe numri i bashkëatdhetarëve të ardhur nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe e gjithë Diaspora.
Sfida e
vlefshme për
grupin E do të zhvillohet sot në orën 20:30 në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa"
Shtuar më 07/06/2013,
ora 18:55