Shqipëria, ja formacioni anti-Portugali (FOTO LAJM)

BERISHA - 3 milionë euro
Pëlqej
Dëshirën për t’u kthyer me pikë nga Portugalia trajneri i kombëtares shqiptare, Giani De Biasi, duket se do ta pasqyrojë edhe në formacionin e parë që pritet të dalë sonte në fushë. Ideja e italianit është të thyejë që në mesfushë tentativat e portugezëve për të sulmuar dhe të rrezikojë me ndonjë kundërsulm të shpejtë. Për këtë, pritet që mesfusha të jetë e mbipopulluar dhe në sulm të kemi vetëm një sulmues.

Porta do t’i besohet si gjithmonë Etrit Berishës, portierit shqiptar më në formë për momentin. Mbrojtja do të përbëhet nga 4 lojtarë: Hysaj, Mavraj, Cana dhe Agolli, ndërsa në mesfushë pritet të rikthehet pas shumë kohësh Kukeli, ndërsa do të bëjë debutimin me fanelën kuqezi Taulant Xhaka, vëllai i lojtarit shqiptar që luan me Zvicrën, Granit Xhaka.

Krahas tyre do të jetë Abrashi, ndërsa në krah pritet të kemi dy mesfushorë të shpejtë: Roshin dhe Lenjanin. Arma e vetme në sulm në formacion do të jetë Bekim Balaj.

Ndeshja luhet në Estadio Municipial të Aveiros në ora 20.45. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2014, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori