Shqiptarët e Zvicrës në Atdhe, reportazh fotografik (FOTO LAJM)

Kombëtarja e Zvicrës zbriti në aeroportin "Nënë Tereza" bashkë me koloninë e lojtarëve shqiptarë që militojnë në radhët e ekipit të Otmar Hitzfeld. Kryesuesit e Grupit E kërkojnë një pikë për të siguruar biletën drejt Brazilit dhe objektivi për ta është i qartë.


Por përveç përqëndrimit që bardhekuqtë kanë tek ndeshja e së premtes, disa prej tyre, pikërisht ata që janë përfolur për zgjedhjen e tyre, e ndiejnë peshën e vendit të origjinës.

Pritja në aeroport ka qënë shumë e ngrohtë, ndërsa tundimit për të bërë foto me yjet shqiptarë të Zvicrës nuk i kanë rezistuar as policët e aeroportit "Nënë Tereza". /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2013, ora 21:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori