Biznesmeni që u vra në Prishtinë, është Albert Krasniqi (VIDEO)
Si do të jetë Milani i arabëve (FOTO LAJM)

300 milionë euro është shifra që sheiku i Katarit, Al Thani, është gati të investojë te Milan në shkëmbim të 30 % të aksioneve të klubit kuqezi. Por kush janë kandidatët për tu bërë pjesë e Milanit. I pari, Gabriel
300 milionë euro. Është kjo shifra që sheiku i Katarit, Al Thani, është gati të investojë te Milan në shkëmbim të 30 % të aksioneve të klubit kuqezi. Redaksia e "Milanlive.it", duke fantazuar, është përjekur të gjejë se si do të përktheheshe në blerje futbollistësh kjo shumë parash.

Në qëndër të mbrojtjes do të bliheshin dy lojtarë: Mats Hummels i Borussia Dortmund që kushton 25 milionë euro dhe Yanga Mbiwa i Montpellier që kushton 10 milionë. Në mesfushë do të punohej për 2 emra klasi si: Cesc Fabregas që ka një vlerë prej 35 milionë eurosh dhe Gareth Bale që kushton rreth 40 milionë.

Në repartin e sulmit, dy të rinjtë Alexandre Pato dhe El Shaarawy do të qëndronin por do ti sillej si majë sulmi bomberi i Atletico Madrid, Radamel Falcao, i cili ka një vlerë prej 50 milionësh. Ndërsa në krye të pankinës kuqezi do të ulnim Pep Guardiolan.

Përpos fantazisë disi të shfrenuar të milanistëve, nëse marrëveshja arrihet nuk është çudi që Milan të marrë një tjetër fytyrë. /albeu.com/

Shtuar më 16/10/2012, ora 11:58
amir qazimi
e Martë 16 Tetor 2012, Ora 12:43
hahahahhhhahaah kto jan vetem endra te kota te tifozeve te milanit qe me bejn per te qeshur
haris shemsdiini
e Martë 16 Tetor 2012, Ora 14:46
e boateng
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori