Si i "shpërdoroi" Villas-Boas 110 milionë £ (FOTO LAJM)

Roberto Soldado - 26 milionë sterlina
Që prej ditës së djeshme Andre Villas-Boas nuk është më teknik i Tottenham. Klubi londinez dhe tekniku portugez gjetën gjuhën e përbashkët për ndalimin e bashkëpunimit pas një sërë rezultatesh negative në Premier League. Ish trajneri i Chelsea-t dhe Porto-s humbi plotësisht besimin e drejtuesve të skuadrës pas humbjes së djeshme turpëruese 0-5 ndaj Liverpool edhe pse në merkaton e verës kishte shpenzuar plot 110 milionë sterlina.

"Spurs" ishin një ndër klubet më aktivë në merkaton e verës së shkuar. Pavarësisht largimit të Gareth Bale drejt Real Madrid, analistët shpreheshin se me afrimet Soldado, Eiksen, Lamela etj Tottenham do të ishte pretendent potencial për titull kampion.

Por sot kur jemi 16 javë nga starti, "Gjelat" kanë vetëm 27 pikë duke u rënditur në vendin e shtatë. /albeu.com/
Shtuar më 17/12/2013, ora 15:15
hahhha
e Martë 17 Dhjetor 2013, Ora 15:32
harami shkon me haram ,ja rraset realit balin 100miljon ju krisi qeter kah qishtu shkojne senet
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori