Si ju ka shpëtuar, Angela Martini pranon publikisht lidhjen me burrin e Kim Kardashian (FOTO LAJM)

Angela Martini ishte e ftuar në emisionin "Soiree" nga Jonida Shehu. Modelja ka folur kryesisht për librin e saj të parë “Dashuri, shpresë, dritë” por dhe ka zbuluar detaje shumë interesante nga jeta e saj private.

Angela është që prej dy vitesh e martuar me miliarderin rumun, Dracos, por në vitin 2011 është përfolur gjatë për një lidhje të mundshme me reperin e njohur Kanye West, i cili sot është i shoqi i Kim Kardashian.

Asokohë modelja e ka mohuar këtë marrëdhënie por sonte e ftuar në "Soiree" e ka konfirmuar. "Meqë ti nuk e ke problem t’i thuash që ke pasur, ke patur diçka me Kanye West?", e ka pyetur moderatorja Jonida Shehu. “Po. A të thashë që nuk e kam problem me të thënë?”, është shprehur Angela.

Shtuar më 14/11/2019, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori