Si po e presin tifozët derbin Tirana-Partizani (FOTO LAJM)

Tirona Fanatics dhe të gjithë tifozët e Tiranës do e ndjekin derbin në stadiumin "Selman Stermasi"
Pëlqej
Edhe pse cilësohet si një nga takimet më të bukura dhe luftuara në futbollin shqiptar, kësaj radhe derbi i kryqytetit, Tirana-Partizani do të jetë ndryshe. Pas ngjarjeve në "Loro Boriçi" dhe dënimit të KF Tiranës sueprndeshja e kësaj mbrëmjeje do të luhet në një "Qemal Stafa" pa tifozë.

Por pavarësisht dënimit nga FSHF-ja ultrasit e të dy ekipeve kanë bërë gati gjithçka që ndeshja të shihet në mënyrë kolektive.

Kështu, "Tirona Fanatics" do e ndjekin derbin në ambjentet e "Selman Stermasi"-t nëpërmjet një ekrani gjigand. Të njëhjtën gjë do bëjnë edhe "Ultras Guerrils", por këta të fundit do të grumbullohen në Laprakë.

Në Tirana-Partizani, dekoret e tifozëve kanë qënë spektakolarë. /albeu.com/

Shtuar më 26/09/2014, ora 17:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori