Sir Alex: 8 sekretet që më bënë legjendë (FOTO LAJM)

1 – Nisja nga themelet “Që nga momenti kur mora drejtimin e Mançester Junajtid mendova vetëm një gjë: ndërtimin e një klubi futbolli. Unë doja që ta ndërtoja që nga themeli. Mendimi i parë që u kalon në mendje 99% të teknikëve, që sapo ulen në një pankinë të re, është që të fitojnë për të mbijetuar. Ata mundohen që të marrin me vete lojtarë me eksperiencë. Në disa klube mjafton që të humbësh tri ndeshje me radhë dhe je i pushuar nga puna. Në kohët e sotme, me drejtuesit dhe pronarët e rinj që janë në qarkullim, nuk jam i sigurt nëse një klub do të kishte aq durim sa të priste një menaxher të ndërtonte skuadrën për një periudhë katërvjeçare. Triumfi në një ndeshje është një fitim i vogël, pasi mund të humbësh takimin e radhës. Ndërtimi i një skuadre sjell stabilitet dhe vazhdueshmëri”.


Njëzeteshtatë vite karrierë në një klub që, në thuajse tri dekada, do e shndërronte në një prej më të mëd henjve në histori. Sir Alex Ferguson tashmë është në pension dhe nuk e ka problem të zbulojë sekretet e suksesit të tij. Arsyeja? Nuk mendon se dikush do të përsërisë suksesin e tij, pasi në kohët e sotme një trajner nuk i jepet më 4 vite kohë për të fituar një trofe.

71-vjeçari është rrëfyer në një intervistë për profesoreshën e Universitetit të Harvardit, Anita Elberse, e cila do të botohet e plotë vetëm pas një muaji.

Për skocezin, sot është e vështirë që një trajner të kontrollojë dhomat e zhveshjes, për shkak se të rralla janë klubet që aplikojnë statusin ku trajneri është numri një dhe pas tij vijnë të tjerët. /albeu.com/


Shtuar më 13/09/2013, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori