Sir Alex: 8 sekretet që më bënë legjendë (FOTO LAJM)

2 – Të guxosh të rindërtosh skuadrën tënde “Ne identifikuam 3 nivele lojtarësh: 30-vjeçarë apo më të vjetër, 23 deri në 30 dhe 23 apo më të rinj. Ideja është se lojtarët e rinj do të zhvillohen dhe do të kapin standardet e vëna nga lojtarët më të vjetër. Unë jam i mendimit se cikli fitues i një skuadre zgjat katër vite. Pas kësaj periudhe, secila skuadër ka nevojë për ndryshim. Kështu ne jemi munduar që të përfytyronim skuadrën tre ose katër vite para dhe të merrnim kështu vendimet me rrethanat në të cilat ndodheshim. Fakti që unë kam qëndruar te Junajtid për një kohë të gjatë, më ka lejuar që të bëj plane. Unë isha shumë me fat në këtë aspekt. Më e keqja vjen kur duhet që të nxjerrësh jashtë skuadre një futbollist që është sjellë mjaft mirë. Por, gjithçka e vendos fusha”.


Njëzeteshtatë vite karrierë në një klub që, në thuajse tri dekada, do e shndërronte në një prej më të mëd henjve në histori. Sir Alex Ferguson tashmë është në pension dhe nuk e ka problem të zbulojë sekretet e suksesit të tij. Arsyeja? Nuk mendon se dikush do të përsërisë suksesin e tij, pasi në kohët e sotme një trajner nuk i jepet më 4 vite kohë për të fituar një trofe.

71-vjeçari është rrëfyer në një intervistë për profesoreshën e Universitetit të Harvardit, Anita Elberse, e cila do të botohet e plotë vetëm pas një muaji.

Për skocezin, sot është e vështirë që një trajner të kontrollojë dhomat e zhveshjes, për shkak se të rralla janë klubet që aplikojnë statusin ku trajneri është numri një dhe pas tij vijnë të tjerët. /albeu.com/


Shtuar më 13/09/2013, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori