Sir Alex: 8 sekretet që më bënë legjendë (FOTO LAJM)

7 – T’i besosh fuqisë së vëzhgimit “Vërejtja është pjesa finale e strukturës sime të menaxhimit. Një mbrëmje në Aberdeen pata një bisedë me një asistent menaxher dhe një trajner tjetër, i cili nënvizoi faktin sesi mund të mos isha unë gjithmonë në drejtim të stërvitjes. Si fillim e kundërshtova, por thellë-thellë e dija se ai kishte të drejtë. Kështu delegova stërvitjen. Ishte gjëja më e mirë që mund të bëja, kjo nuk ma hoqi kontrollin nga dora. Prania dhe aftësia ime për të vërejtur, qenë gjithmonë aty dhe çfarë mund të përftoja nga vëzhgimi është jashtëzakonisht e vlefshme. Të shikosh një ndryshim në zakonet e një lojtari apo një shpërthim entuziazmi, më lejon të vazhdoj më tej me të. Nganjëherë unë mund të dalloj kur një lojtar është i dëmtuar, madje edhe kur ai vetë mendon se është mirë”.


Njëzeteshtatë vite karrierë në një klub që, në thuajse tri dekada, do e shndërronte në një prej më të mëd henjve në histori. Sir Alex Ferguson tashmë është në pension dhe nuk e ka problem të zbulojë sekretet e suksesit të tij. Arsyeja? Nuk mendon se dikush do të përsërisë suksesin e tij, pasi në kohët e sotme një trajner nuk i jepet më 4 vite kohë për të fituar një trofe.

71-vjeçari është rrëfyer në një intervistë për profesoreshën e Universitetit të Harvardit, Anita Elberse, e cila do të botohet e plotë vetëm pas një muaji.

Për skocezin, sot është e vështirë që një trajner të kontrollojë dhomat e zhveshjes, për shkak se të rralla janë klubet që aplikojnë statusin ku trajneri është numri një dhe pas tij vijnë të tjerët. /albeu.com/


Shtuar më 13/09/2013, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori