Sir Alex: 8 sekretet që më bënë legjendë (FOTO LAJM)

8 – Kurrë mos u ndal së ndryshuari “Kur nisa punën, nuk kishte menaxherë dhe pse takimet transmetoheshin në televizor. Mediat në atë kohë nuk ngrinin lojtarët në nivelin e aktorëve të filmave. Ato gjithmonë kërkonin histori të reja mbi ta. Që prej asaj kohë stadiumet janë përmirësuar shumë. Tani fushat janë në kondicione perfekte dhe shkenca e sportit ka një influencë të jashtëzakonshme në mënyrën se si përgatitemi për sezonin. Pronarë nga Rusia, Lindja e Mesme dhe disa vende të tjerë kanë hedhur shuma të mëdha parash në futboll, kështu kanë vënë nën presion të madh menaxherët. Futbollistët kanë një jetë më të sigurt, kështu ata janë më të brishtë se ata që luanin 25 vite më parë”.


Njëzeteshtatë vite karrierë në një klub që, në thuajse tri dekada, do e shndërronte në një prej më të mëd henjve në histori. Sir Alex Ferguson tashmë është në pension dhe nuk e ka problem të zbulojë sekretet e suksesit të tij. Arsyeja? Nuk mendon se dikush do të përsërisë suksesin e tij, pasi në kohët e sotme një trajner nuk i jepet më 4 vite kohë për të fituar një trofe.

71-vjeçari është rrëfyer në një intervistë për profesoreshën e Universitetit të Harvardit, Anita Elberse, e cila do të botohet e plotë vetëm pas një muaji.

Për skocezin, sot është e vështirë që një trajner të kontrollojë dhomat e zhveshjes, për shkak se të rralla janë klubet që aplikojnë statusin ku trajneri është numri një dhe pas tij vijnë të tjerët. /albeu.com/


Shtuar më 13/09/2013, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori