SKANDAL/ Klubi rus e njeh SC Gjilanin si klub nga Serbia (FOTO & VIDEO)
C Gjilani është duke e zhvilluar fazën përgatitore në Antalia të Turqisë, para se të fillojë pjesa e dytë e Kampionatit të Kosovës. SC Gjilani është duke e zhvilluar ndeshjen e radhës kundër klubit rus, Yenisy Krasonyarsk, që bën gara në ligën e dytë të Rusisë.

Kjo ndeshje është e karakterit miqësor, por klubi nga Kosova ka lëshuar një “gafë”. Klubi rus po e konsideron SC Gjilanin si klub nga Serbia.

Klubi rus në kanalin e tyre në "Youtube" për ta ndjekur direkt ndeshjen miqësore, Yenisey Krasonyarsk e ka përshkruar Gjilanin si klub serb, ndërsa ky link është shpërndarë në Facebook nga SC Gjilani.

"Në linkun e mëposhtëm mund ta shikoni live ndeshjen FC Yenisey vs SC Gjilani, e cila fillon në ora 11:00 sipas kohës lokale në Kosovë”, thuhet në njoftimin e klubit të Superligës, ndërsa transmetimi direkt është titulluar "Ndeshja miqësore Yenisei vs Gilani (Serbia)".

Ndeshja testuese e SC Gjilanit kundër klubit që sezonin e kaluar luajti në Premierligën ruse po zhvillohet në "Emirhan Football Center" në Antalia të Turqisë.

SC Gjilani sezonin vjeshtor e përfundoi në pozitën e dytë me 32 pikë, pas 17 xhiro të zhvilluara.
SKANDAL/ Klubi rus e njeh SC Gjilanin si klub nga Serbia (FOTO & VIDEO)

Shtuar më 22/01/2020, ora 13:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori