Skandal në Turqi: Aktori i serialit "Sulejmani i madhërishëm" rreh të dashurën (FOTO LAJM)

Mediat në Turqi po ziejn dhe shkak është bërë aktori turk, Ozan Guven, i cili njihet në Shqipëri si Rustem Pashai në serialin “Sulejmani i madhërishëm”

Aktori akuzohet se ka rrahur të dashurën e tij, Deniz Bulutsuz.

Në mediat turke po qarkullojnë fotot e të dashurës së aktorit, me sytë e nxirë, me shenja në duar dhe këmbë, me prerje nga xhamat dhe njërin sy me gjak.

Sipas të dashurës së aktorit dhuna ka ndodhur në shtëpinë e tij në Stamboll. Ndërsa mësohet se shkak është bërë një darkë, ku Deniz nisi të fliste për ish-të dashurin e saj.

Ozan është nervozuar dhe ka nisur të thyejë objektet e shtëpisë.

Edhe aktori gjithashtu nga ana tjetër ka denoncuar gjithashtu të dashurën.

Deniz Bulutsuz ka kërcënuar Ozan Guven duke i thënë se do ja shkatërrojë karrierën”, u shpreh avokati i aktorit.
Shtuar më 08/07/2020, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori