Skënderbeu niset për në stadium i shoqëruar në çdo hap nga policia (FOTO LAJM)

Pëlqej
Kanë mbetur dhe një orë deri në fillim të ndeshjes mes Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut nga Korça.

Tanimë lojtarët e skuadrës shqiptare kanë marrë rrugë për në stadiumin e qytetit në Beograd. Futbollistët shqiptarë janë duke u shoqëruar nga policë të shumtë serbe dhe disa policë nga Shqipëria që kanë udhëtuar drejt Beogradit.

Ndeshja pritet të jetë me tensione të mëdha marrë parasysh rivalitetin ndër vite të dy shteteve. Ka qenë emisioni ‘Procesi Sportiv’, që ka publikuar disa fotografi nga udhëtimi i futbollistëve drejt stadiumit. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2017, ora 17:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori