Smith heq flamurin e Kosovës dhe vendos flamurin kombëtar të shqiptarëve (FOTO LAJM)

Pëlqej
Këngëtari dhe aktori i njohur Will Smith lansoi dje një video në rrjetet sociale dhe në youtube ku bënte promovimin e këngës zyrtare të Botërorit, “Live it up”, pjesë e së cilës është edhe këngëtarja shqiptare e Kosovës, Era Istrefi.

Në një postim ai etiketoi këngëtaren shqiptare me flamurin e Kosovës por sot ka një ndryshim në këtë postim.

Ai e ka zëvendësuar flamurin e Kosovës me atë Kombëtar.

Normalisht do të ishte e denjë që të ishin të dy flamurët por Smith ka preferuar të vendosë flamurin kombëtar të të gjithë shqiptarëve./albeu.com/
Shtuar më 26/05/2018, ora 12:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori