Sondazhi i Sport.es: Ja i preferuari i tifozëve të Barçës (FOTO LAJM)

Sondazhi në Sport.es
Paul Pogba mbetet në krye të listës së dëshirave të drejtuesve të Barcelonës por jo vetëm kaq. Edhe tifozët katalanas e ëndërrojnë mesfushorin e Juventusit, që mbetet më i kërkuari në merkato.

E përditshmja katalanase "Sport" ka zhvillur një sondazh me lexuesit e saj, të cilëve u ka kërkuar të votojnë për mesfushorin e tyre të preferuar. Përfundimi është i qartë: 51% e pjesëmarrësve në anketë kanë preferuar 22-vjeçarin e kombëtares franceze, i cili qëndron ndjeshëm i shkëputur me mesfushorët e tjerë.

Ndërsa në sondazhin e organizuar për sulmuesit, i pari në listë renditet talenti i Palermos Paulo Dybala, ndërsa pas tij vjen Fernando Llorente. E mbyllin listën Edin Dzeko dhe Mario Gomez me një përqindje të ulët. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2015, ora 18:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori