Sot shorti i Champions League (FOTO LAJM)

Vazo 1 dhe 2
Pëlqej
Me përfundimin e ndeshjeve Play-Off janë kompletuar edhe 32 skuadrat e fazës së grupeve të Champions League. 22 ekipet që e kishin siguruar pjesëmarrjen që në kampionatet e tyre dhe 10 ekipet që mësuam dje dhe pardje do të mësojnë sonte në ora 17:45, në Monte Carlo rivalët e tyre në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Europë.

Real Madrid, Barcelona, Bayern Munchen, Chelsea, Atletico Madrid, Arsenal dhe Porto do të jenë kokë grupi, ndërsa emra të tjerë të mëdhenj si Juventus, PSG, Manchester City do të jenë në vazot e dytë. Vetëm vazon e tretë për Liverpool dhe Ajax ndaj dhe priten përballje shumë interesante.

Këtij edicioni të Champions League i mungojnë emra të mëdhenj si: Milan, Manchester United apo Inter, ndërsa surprizojnë emra të vegjël si: Ludogorets, Maribor apo Malmo.

Pas hedhjes së shortit do të mësohet edhe "Lojtari i Vitit UEFA". Finalistë janë: Manuel Neuer, Cristiano Ronaldo dhe Arjen Robben. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 09:50
zijadin ajdini
e Enjte 28 Gusht 2014, Ora 14:02
barcelona do e fitoj champions league
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori