Spanja jashtë Botërorit, plas gallata në web (FOTO LAJM)

Asnjë skuadër kampione e Botës në fuqi nuk ishte eliminuar nga Botërori ende pa u luajtur sfida e fundit në grup. Kjo statistikë e vë në një pozicion shumë të vështirë Spanjë, skuadrën kampione të gjithçkaje, që kishte fituar tre trofe madhorë radhazi, dy europiane dhe në mes një Kupë Bote. Brezi i Xavit, Iniestës, Casillas, Ramos, Torres dhe Pique, la pas edhe Gjermaninë e famshme të viteve 70, që fitoi Europianin e 72, Botërorin e 74, për t’u ndalur më pas në finalen e Euro 1976.

Kjo skuadër e shfaq në mijë vjeçarin e tretë me hapin e Barcelonës, dhe jo vetëm sa u përket trofeve të fituar. Por me një lojë unike Tiki-Taka. E dashuruar dhe e urryer, por sigurisht më shumë e adhuruar. Sepse për ta aplikuar këtë stil loje, duhen lojtarë të klasit të lartë.

18 qershori 2014 do të mbahet edhe pas një shekulli si dita ku gjithçka mori fund, çka ka sjellë edhe fotomontazhet e rradhës në internet ku protagonistë janë Del Bosque, Casillas, Ramos, Pique dhe Diego Costa. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2014, ora 14:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori