Spanja "Kampione" edhe për tifozët (FOTO LAJM)

Tifozët e Spanjës ishin padyshim protagonistët më të mëdhenj jashtë finales së Kievit. Gjatë gjithë ditës së djeshme, para ndeshjes, por edhe gjatë saj, "La Roja" pushtuan kryeqytetin ukrainas. Fanela, daulle, shallë dhe festime të panumërta u fotografuan në rrugët e Ukrainës. Tifozët e Spanjës ishin në një numër qartësisht më të madh se ata italianë. Spanjollët kishin mbërritur të organizuar nga të gjitha qytetet e Spanjës.

Pothuajse të gjithë kishin bileta, ndërsa kishte shumë pak nga ata që kërkonin një ofertë të fundit në tregun e zi. Birra pafund për spanjollët, të cilët i shndërruan rrugët e Kievit në një festë të vërtetë. Shihej qartë dominimi i tifozëve spanjollë, të cilët e kanë mbështetur shumë skuadrën e tyre edhe në ndeshjet e kaluara të “Euro 2012”, edhe pse kalimi i ndeshjeve të Kombëtares Iberike nga Polonia në Ukrainë e uli disi numrin e tyre.

Megjithatë, mbrëmë plot 12 mijë spanjollë kanë qenë të pranishëm në stadiumin e Kievit për të mbështetur skuadrën e tyre, më shumë se katër vjet më parë në Kiev, ku Spanja fitoi Europianin duke mposhtur në finale Gjermaninë me rezultatin 1-0.

Duket se kriza ekonomike që ka përfshirë rëndë vendin iberik, nuk ka ndikuar edhe aq te tifozët, të cilët nuk ia kanë lënë mangut asnjëherë mbështetjen përfaqësueses së tyre. Italianët janë treguar kursimtarë, këtë herë. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2012, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori