Spanja më "internacionale" e historisë (FOTO LAJM)

Pepe Reina - Liverpool
Spanja, ashtu si Italia dhe Gjermania, është një Kombëtare që e bazon lojën dhe filozofinë e saj mbi futbollistët e ligës së saj të futbollit, veçanërisht te klubet më rëndësishme si Barcelona apo Real Madrid. Por kësaj rradhe ndodh ndryshe.

Teksa jemi vetëm dy ditë larg starit të Kupës së Konfederatave "Brazil 2013" ekipi i Vincente Del Bosque ka në përëbërje të tij futbollistë që luajnë jashtë Spanjës e kryesisht në Premier League-n angleze. Reina (Liverpool), Azpilicueta, Mata dhe Torres (Chelsea), Monreal dhe Cazorla (Arsenal) dhe Silva e jesus Navas (Manchester City), plus edhe basku i Bayern Munchen Javi Martinez.

Por ekziston mundësia që ky numër të rritet: Victor Valdes, Roberto Soldado dhe David Villa mund të largohen këtë verë nga Spanja duke bërë Spanjën më internacionale të historisë. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2013, ora 15:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori