Specialistët: Juves i duhet Lavezzi për Champions (FOTO LAJM)

Tardelli (ish-futbollist) - "Juventusi nuk është më e fortë pasi ka humbur Conten. Lavezzi për mendimin tim do të ndihmonte këtë ekip që të bënte një hap përpara edhe pse jam i mendimit se më shumë i nevojitet një sulmues që shënon 20 gola në sezon. Sa i përket Arturo Vidalit, them se duke e shitur mund të ndërtohet një ekip më i fortë. Nga ana tjetër, mendoj se Juventusi duhet që të blejë edhe një mesfushor, pasi Pirlo po luan shumë takime".
Pëlqej
Ardhja e Massimiliani Allegrit mendohet se nuk është “ilaçi” i vetëm që do të ndihmojë Juventusin që të përmirësojë performancën në arenën europiane. Sipas disa ekspertëve të futbollit italian dhe ish-futbollistëve të kësaj skuadre, "Zonja e vjetër" ka nevojë për disa ndryshimeformacion.

Disa janë të mendimit se Arturo Vidal duhet sakrifikuar për të formuar një ekip më të fortë. Ndërsa disa të tjerë mendojnë se sakrifikimi i lojtarëve të nivelit të lartë do të ishte hap mbrapa për torinezët. /albeu.com/




Shtuar më 16/08/2014, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori