SPEKTAKOLARE/ Kështu do të duket stadiumi "Adem Jashari" pas rinovimit (FOTO LAJM)
Drejtori i Departamentit për Sport në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe
Sportit, Ibër
Alaj ka dhënë sot një lajm të mirë për futbollin e Kosovës.
Përmes një shkrimi në rrjetin social 'Facebook',
Alaj ka bërë me dije se tashmë është prezantuar projekti për rinovimin e stadiumit "
Adem Jashari", në selinë e UEFA-s, raporton Zëri.info.
Siç bën me dije
Alaj, shtëpia më e madhe e futbollit evropian është pajtuar me këtë projekt, derisa në të do të investohet një shumë prej 12 milionë euro.
"
Adem Jashari" do të rinovohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe
Sportit.
Punimet në stadiumin që mban emrin e komandantit legjendar
Adem Jashari, pritet të përfundojë në vitin 2021.
Ndërkaq, në fotografitë e mëposhtme mund të shihni se si do të duket ky stadium pas rinovimit.
Shtuar më 02/12/2019,
ora 18:06