Sporti në zi, ndërron jetë legjenda e futbollit shqiptar (FOTO LAJM)

Ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të enjteje legjenda e futbollit shqiptar dhe ekipit kombëtar, Skënder Hyka.

Hyka u lind në 1944-n dhe e kaloi të gjithë karrierën e tij me klubin e vendlindjes “17 Nëntori”, sot Tirana, në rolin e sulmuesit.

Lajmin për ndarjen nga jeta të Hykës e ka bërë të ditur Bedri Alimhemeti me anë të një postimi në Facebook.

Hyka u lind në 1944-n dhe e kaloi të gjithë karrierën e tij në klubin e vendlindjes, “17 Nëntori”, sot Tirana, në rolin e sulmuesit.

Ai ka luajtur edhe për ekipin kombëtar të Shqipërisë, në një ndeshje ndërkombëtare.

Prej vitit 2009 ka qenë kreu i Komisionit të Konkurrencës, ndërsa ishte pjesë e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. /albeu.com/
Shtuar më 05/07/2018, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori