Sportiste edhe ajo, kush është "zjarri" i ri për Neymar (FOTO LAJM)

Pëlqej
Neymar i dha fund fejesës me Bruna Marquezine pak kohë më parë, por nuk ka kaluar shumë dhe braziliani ka filluar një marrëdhënie të re, sërish një braziliane por këtë herë një sportiste dhe jo një modele.

Leticia Bufoni është dashuria e re e sulmuesit të PSG-së, i cili në një postim në Instagram e uroi atë për titullin e fituar. 25-vjeçarja është një profesioniste në “skateboard” dhe së fundi u rendit në vend të dytë në një garë në Brazil.

“Urime zemra ime”, shkroi mbi foto Neymar, ndërsa vijoi: “Krenar për ty. Të dua!” Kaq ka mjaftuar që foto në fjalë të bëjë gjiron e rrjetit dhe të zbulohet pak më shumë për “flakën” e re të 26-vjeçarit.
Shtuar më 14/01/2019, ora 11:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori