Tabloidi britanik "Sunday Times" ka publikuar listën e sportistëve britanikë që kanë fituar më shumë gjatë vitit 2011.
Lista kryesohet nga futbollistët por ka edhe disa sportistë të sporteve të tjera. Madje
lista kryesohet nga dy pilotët e McLaren Mercedes: Hamilton dhe Button.
Nga futbollistët në krye janë Wayne Rooney, Steven Gerrard dhe John Terry.
Nga sporti i tenisit është skocezi Andy Murray i cili përgjatë vitit 2011 ka përfituar plot 22 milionë
sterlina.
Nga basketbolli, në 10 më të paguarit është basketbollisti britanik i Chicago Bulls, Leol Deng me 19 milionë
sterlina në vit.
Lista mbyllet nga dy të huajt e vetëm, portieri i Chelsea Petr Cech dhe sulmuesi spanjoll i Bluve, Fernando Torres. Të dy përfitojnë në vit nga 16 milionë
sterlina.
Kujtojmë që vlera vjetore nuk përfitohet vetëm nga rroga e klubit por edhe nga sponsorët e shumtë apo reklamat që bën gjithsecili. /albeu.com/
10 sportistët më të paguar të Britanisë së Madhe:
Shtuar më 17/02/2012,
ora 16:53