Stadiumet e Brazil 2014 (FOTO LAJM)

Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Kur kanë mbetur më pak se dy vjet nga starti i Kupës së Botës 2014, në Brazil ka ende shumë punë për tu bërë. Ndërkohë që në të gjithë globin ka nisur gara për të siguruar një vend në fazën finale të turneut madhor të futbollit, zyrtarët në Brazil i kanë përqendruar forcat në objektivin që gjithçka të jetë gati në kohë.

Një grup i Komitetit Organizator Lokal të Botërorit 2014 ka zhvilluar një vizitë në stadiumin "Maracana" në Rio de Janeiro, impianti që do të presë edhe finalen e aktivitetit. Pasi vëzhguar nga afër punimet, ata konfirmuan se deri më tani është kryer vetëm 66 për qind e punës dhe gjithçka po ecën sipas parashikimeve.

Brazil shpresojnë se organizimi i suksesshëm i Botërorit 2014 do ta ndihmojë reputacionin e vendit si një superfuqi të re ekonomike dhe politike, por përgatitjet kanë qenë të ngadalta dhe shpeshherë ka pasur mjaft probleme.

Punimet në stadiume janë karakterizuar nga vonesat, grevat e punëtorëve, shpenzimet mbi buxhetin e parashikuar, shqetësimet rreth transportit, kriminaliteti dhe polemikat në distancë me FIFA-n. Impiantet në Salvador dhe në kryeqytetin Brasilia raportohet të jenë 70 % gati.

Por, në qytete të tjera punimet kanë qenë më të ngadalta, ku në natal dhe Porto Alegre stadiumet janë vetëm 30 % gati. Ndërkohë, qeveria braziliane ka investuar rreth 13 miliardë dollarë amerikanë për infrastrukturën.

Vetëm stadiumi legjendar "Maracana" përllogaritet të kushtojë afro 430 milionë dollarë. Por, pavarësisht shpenzimeve të mëdha dhe vonesave, zyrtarët e Komitetit Organizator besojnë se pas dy vjetësh gjithçka do të jetë gati. Kjo do të jetë hera e parë që Brazili do të organizojë fazën finale të Kupës së Botës që prej vitit të largët 1950. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2012, ora 12:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

Kampionatet