Veprimi i parë i Erick
Thohir nuk lidhet me merkaton. Siç shkruan sot "Gazzetta dello Sport", prioriteti i presidentit të ri të
Inter është projekti i
stadiumit të ri. Takimi i djeshëm me kryetarin e bashkisë së Milano ka shërbyer për hedhjen e bazave të para dhe përcaktimi i zonës ku do të ngrihet impianti i ri: zona Rho, e cila do të presë edhe Expo 2015.
Pesë janë
modelet në të cilat pritet të bazohet manjati indonezian në ndërtimin e
stadiumit të ri të
Inter dhe janë 5 prej stadiumeve më modernë për momentin në Europë. /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2013,
ora 12:22