Stafi i Antonio Contes, një Itali "juventine" (FOTO LAJM)

Angelo Alessio - zv/trajner
Pëlqej
Antonio Conte u zgjodh para pak ditësh trajneri i ri i kombëtares së Italisë dhe tani mbetet vetëm firma zyrtare mbi kontratë që do të bëhet në ditët në vazhdim dhe përzgjedhja e stafit teknik që do e shoqërojë puljezin gjatë aventurës së tij në Kombëtare.

Sipas asaj që shkruan "La Gazzetta dello Sport", Conte ka kërkuar në stafin e tij të ngushtë një pjesë të mirë të bashkëpunëtorëve të tij te Juventus, duke i dhënë Italisë shumë ngjyrim bardhezi.

Zëvëndësi i tij pritet të jetë Angelo Alessio, ndërsa si teknik mendohet Massimo Carrera. Përgatitës atletik Paolo Bertelli, ndërsa trajner i portierëve Claudio Filippi.

Përsa i përket menaxherit të skuadrës mendohet një emër i madh mes: Paolo Rossi, Marco Taredelli, Gentile ose Fabio Cannavaros. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2014, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori